REGJISTRIM

EU YOUTH CINEMA: GREEN DEAL(MARRËVESHJA E GJELBËR)
NJË PROGRAM INOVATIV PËR TË ARDHMEN


EU Youth Cinema: Green Deal (Marrëveshja e Gjelbër) fton të gjithë mësuesit shqiptarë dhe nxënësit e tyre të marrin pjesë në programin e gjelbër inovativ për të ardhmen!

Programi arsimor vjetor, bazohet në selektimin e kujdesshëm të 50+ filmave evropianë, të shoqëruara nga materiale didaktike të përditësuara, diskutime, seminare dhe leksione të lidhura me tematikën. I gjithë programi është lirisht i aksesueshëm për të gjitha klasat e regjistruara shkollore dhe grupet e organizuara të të rinjve në 12 vende, përfshirë Shqipërinë.

I gjithë projekti është në dispozicion pa pagesë, falë Creative Europe MEDIA dhe sponsorëve kryesorë: Ministrisë Austriake të Klimës , Vienna Insurance Group me filialet e saj shqiptare Sigma dhe Intersig, si dhe Cineplexx International Cinema Group si partner ekskluziv i kinemasë  në 11 shtete, dhe aktualisht në 33 qytete, përfshirë Tiranën.

Të gjithë mësuesit dhe mbikëqyrësit e regjistruar të grupeve të të rinjve do të kenë menjëherë akses të plotë në filmat evropianë dhe materialet didaktike. Procesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë dhe zgjat vetëm disa minuta.

Partneri shqiptar i projektit është Organizata Local Change me qendër në Tiranë. Ju mund të kontaktoni ekipin tonë EUYC:GD në çdo kohë me email:
streaming@youth-cinema.eu.


Regjistrim

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Step 1 of 4
REGJISTRIMI NË PLATFORMËN E TRANSMETIMIT
pa pagesë dhe në mbarë vendin

Projekti i EU Youth Cinema:Green Deal (Marrëveshja e Gjelbër) i dedikohet një Evrope të qëndrueshme. Jep një kontribut të rëndësishëm në vlerësimin dhe kuptimin e strategjisë së BE-së për klimën dhe ofron një platformë ndërkombëtare për një qasje multikulturore ndaj axhendës së gjelbër. Ky projekt është vendosur në fushën e dialogut evropian dhe për këtë arsye është politikisht neutral dhe demokratik.

Oferta unike arsimore me një fokus të qëndrueshëm sjell axhendën e gjelbër për qytetarët e rinj të të gjitha prejardhjeve – përmes filmave dhe diskutimeve në kinema dhe një platforme inovative, shumëgjuhëshe, transmetimi me një narrativë të fortë didaktike të disponueshme në www.euyc.green. Projekti angazhohet veçanërisht me audiencën e re në sfidat mjedisore dhe promovon zakone ‘’të gjelbra’’ dhe një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Me projektin tonë,ne,së bashku me mësuesit dhe studentët e përfshirë,mbështesim zhvillimin drejt një shoqërie të ndërgjegjshme për mjedisin në një mënyrë cilësore.

Ju lutemi na ndiqni këtu: